Bota

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel/ Escobar: Implementimi i marrëveshjes së arritur në Ohër, fillon me themelimin e Asociacionit.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë gjatë takimit të djeshëm në Bruksel shprehën qëndrime të kundërta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por u pajtuan për Deklaratën e të Zhdukurve nga koha e luftës.

3 Maj 2023, 15:50 Nga a.l
Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel/ Escobar: Implementimi i
Gabriel Escobar

KOSOVË- I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për takimin e djeshëm në Bruksel, në një takim virtual me gazetarët.  Escobar ka thënë se implementimi i marrëveshjes së arritur në Ohër, fillon me themelimin e Asociacionit.

Para takimit të djeshëm në Bruksel kemi diskutuar për implementimin e marrëveshjes së arritur në Ohër. Implementimi i saj fillon me themelimin e Asociacionit. Normalizimi është i përqendruar në të drejtat e pakicave, veçanërisht të serbëve. Është pritshmëria dhe kërkesa jonë të ecim përpara me këtë”, tha Escobar.

Ai shtoi se në javët e ardhshme do të ketë një takim tjetër të nivelit të lartë në mënyrë që procesi i dialogut të përmbyllet me sukses. 

“Ky proces është i rëndësishëm dhe është shumë e rëndësishme që të dyja palët, veçanërisht Kosova, që ta marrin seriozisht këtë proces dhe të lëvizin në mënyrë të përshpejtuar për ta përfunduar atë”, shtoi ai.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë gjatë takimit të djeshëm në Bruksel shprehën qëndrime të kundërta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por u pajtuan për Deklaratën e të Zhdukurve nga koha e luftës.

gabriel escobar dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll