Bota

Masakra në shkollën fillore në Serbi/ DETAJET e reja, 14-vjeçari mori notë të keqe në histori, u mërzit dhe hapi zjarr drejt shokëve të klasës

Detaje të reja janë zbardhur nga masakra e ndodhur paraditen e sotme në shkollën fillore 'Vladislav Ribnikar' në Serbi ku humbën jetën 9 nxënës dhe roja e shkollës.

3 Maj 2023, 14:51 Nga a.l
Masakra në shkollën fillore në Serbi/ DETAJET e reja,
Pamje nga shkolla fillore në Serbi

SERBI- Detaje të reja janë zbardhur nga masakra e ndodhur paraditen e sotme në shkollën fillore 'Vladislav Ribnikar' në Serbi ku humbën jetën 9 nxënës dhe roja e shkollës. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak se 14-vjeçari me iniciale K.K., nxënës i klasës së shtatë kishte marrë një notë të keqe në lëndën e historisë, gjë që e ka mërzitur duke hapur zjarr ndaj shokëve të klasës me armën në pronësi të babait të tij. 

Çfarë ndodhi në shkollën 'Vladislav Ribnikar” në Vraçar
14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive. 

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll