Bota

Sulmohet pallati presidencial rus/ Kremlini: Atentat ndaj Putin! Presidenti ka marrë disa plagë të lehta

Por siç bëhet me dije, lideri rus ka marrë disa plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

3 Maj 2023, 15:12 Nga a.l
Sulmohet pallati presidencial rus/ Kremlini: Atentat ndaj Putin! Presidenti ka
Vladimir Putin

RUSI- Zyra e shqypit të Kremlinit ka njoftuar se pallati presidencial rus është sulmuarnga dronët ukrainas. Mediat e huaja raportojnë se, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që nuk raportohet për asnjë ndërtesë të dëmtuar. Kremlini pretendon se sulmi ka qenë i qëllimshëm dhe dyshohet se është një atentat ndaj presidentit Putin. Por siç bëhet me dije, lideri rus ka marrë disa plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

“Presidenti rus Vladimir Putin është shëndoshë e mirë dhe vazhdon të punojë. Presidenti i Federatës Ruse është mirë dhe pse ka marrë disa plagë të lehta,” thuhet në deklaratën e publikuar nga agjencia e lajmeve RIA Novosti. 

Sipas informacioneve, Moska është zotuar të marrë masa hakmarrëse kundër Kievit, e cila e ka cilësuar një sulm të planifikuar terrorist. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll