Sport

“Jam i martuar, por e adhuroj”. Guardiola, me superlativa për një nga lojtarët e tij...

Manchester City ka një fund të jashtëzakonshëm të sezonit, duke luftuar për tre trofe: Premier League, FA Cup dhe Champions League.

2 Maj 2023, 19:02 Nga DOSJA
“Jam i martuar, por e adhuroj”. Guardiola, me superlativa për

ANGLI - Me mbërritjen në Manchester City në vitin 2016, Ilkay Gundogan është një nga lojtarët më jetëgjatë të kampionëve të Premier League, duke u bërë edhe kapiten. 

Sezoni aktual i lojtarit gjerman skadon në fund të sezonit dhe edhe pse transferimi i tij te Barcelona është i përfunduar, ai ende po mendon nëse do të largohet apo jo nga “Etihad Arena”. 

“Unë e dua atë, e adhuroj. Jam i martuar, por e adhuroj! Ai është një lojtar kaq i rëndësishëm. Njerëzor, lider, të gjithë e dëgjojnë kur flet. Një mesfushor sulmues me një ndjenjë goli dhe pasime vendimtare. Ai është i zgjuar dhe gjithmonë pozicionohet në mënyrë perfekte. Ilkay është një lojtar i jashtëzakonshëm në çdo aspekt”,- tha Pep Guardiola për kapitenin e tij. 

Mesfushori qendror gjerman ka luajtur për FC Nuremberg, Borussia Dortmund dhe Manchester City gjatë gjithë karrierës së tij. Ai e kaloi rininë e tij te Schalke 04, Hebler dhe SSV Buer.

Ilkay Gundogan ka zhvilluar më së shumti ndeshje për Manchester Cityn. Ai arriti të grumbullojë 297 ndeshje për “Qytetarët”, ku ka shënuar 54 herë dhe asistoi në 38 situata.

Te Borussia Dortmund, mesfushori qendror bëri 157 ndeshje, duke shënuar 15 herë dhe duke dhënë 20 asistime në 12.000 minuta për skuadrën e “Signal Iduna Park”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll