Sport

Liverpool dhe Real Madrid spostohen në garën për Jude Bellingham. Një ekip tjetër negocion fshehurazi për mesfushorin...

Mesfushori anglez Jude Bellingham (19) ka te Borussia Dortmund që nga vera e vitit 2020.

2 Maj 2023, 16:41 Nga DOSJA
Liverpool dhe Real Madrid spostohen në garën për Jude Bellingham.

ANGLI - Grupi nga “Signal Iduna Park” e bleu superyllin anglez nga Birmingham në vitin 2020, duke paguar shumën prej 25 milionë eurosh për shërbimet e talentit, kohë në të cilën pjesa e tij në treg, sipas Transfermarkt, ishte 11 milionë euro. Tani, mesfushori i talentuar Jude Bellingham vlerësohet në 120 milionë!

Futbollisti 19-vjeçar prej kohësh është në listën e interesave të Real Madrid dhe Liverpool, por befas mësohet se është edhe një ekip i tretë që e kërkon futbollistin.

DailyStar bën të ditur se Manchester United është në negociata për të marrë firmën e yllit britanik, ku Matt Hargreaves, drejtorit të ri sportiv, është arma sekrete e “Djajve të Kuq”.

Jude Bellingham ka pesë gola dhe pesë asistime në 29 paraqitje në Bundesligë këtë sezon. Që nga bashkimi me Borussia Dortmund, mesfushori qendror ka bërë 130 ndeshje, duke shënuar 21 herë dhe duke dhënë 25 asistime në rreth 9.900 minuta të kaluara në fanelën e klubit verdhezi të Dortmundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll