Sport

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Al-Nassr! Ylli portugez tashmë e ka zgjedhur destinacionin e radhës në Europë

Cristiano Ronaldo (38 vjeç) luan për Al-Nassr që nga fillimi i këtij viti, kur nënshkroi një kontratë të vlefshme për dy vjet e gjysmë.

2 Maj 2023, 18:44 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Al-Nassr! Ylli portugez

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Arabia Saudite dhe të kthehet te Real Madrid!

CR7 do të dëshironte të rikthehet në Europë, por jo kudo, por te kampionët në fuqi të Evropës, Real Madrid, skuadra me të cilën arriti paraqitjet më të mëdha në karrierën e tij futbollistike, shkruan El Nacional.

Vitin e kaluar, Ronaldo u tha se ishte afër një kalimi te rivalët e Realit, Atletico, por tifozët nuk u pajtuan me lëvizjen, kështu që gjithçka u rrëzua.

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madrid në vitin 2018 për tek Juventusi, një klub që pagoi 117 milionë euro për ta transferuar. Burimi i cituar, shkruan se portugezit ende i vjen keq për vendimin që u largua nga "Bernabeu" dhe do të donte të rikthehej në Madrid.

Florentino Perez thuhet se ka ofruar Ronaldos një pozicion ambasadori brenda klubit. Njeriu që drejton fatet e Realit, nuk do të donte që ylli portugez të rikthehej nga pozicioni i tij si lojtar, sepse beson se luzitaniani “është pjesë e një cikli që duhet konsideruar i mbyllur”.

Në Real Madrid, Ronaldo luajti në 438 ndeshje, duke shënuar 450 gola dhe duke dhënë 131 asistime. Në “Santiago Bernabeu” me portugezin në përbërje madrilènët fituan katër herë Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll