Sport

VIDEO/ Z. "Consistente"! Kush është lojtari që ka shënuar mbi 10 gola në secilin nga 7 sezonet e fundit të Bundesligës...

Serge Gnabry luan në Bundesligën gjermane që nga viti 2016, duke luajtur për Werder Bremen, Hoffenheim dhe Bayern Munich.

2 Maj 2023, 17:57 Nga DOSJA

VIDEO/ Z. "Consistente"! Kush është lojtari që ka

GJERMANI - Bayern Munich fitoi 2-0 ndeshjen e fundit të Bundesligës me Hertha Berlin, falë golave të Serge Gnabry (69’) dhe Kingsley Coman (79’), për t'u rikthyer në vendin e parë, një pikë mbi rivalin e vjetër Borussia Dortmund, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga fundin e kampionatit.

Serge Gnabry u bë kështu futbollisti i vetëm, që ka shënuar të paktën 10 gola në secilin nga 7 sezonet e fundit të Bundesligës!

Për “Consistenten”, si thirret ai nga Staman Dave i specializuar në statistikat e futbollit, janë postuar edhe disa shifra në llogarinë në Twitter, të ‘bëmave’ të futbollistit të Bayern Munich.

VIDEO/ Z. "Consistente"! Kush është lojtari që ka

Lojtari i kombëtares gjermane me origjinë nga Fildishi ka luajtur në Bundesligë që nga viti 2016, ku ka luajtur për Werder Bremen, Hoffenheim dhe Bayern Munich.

Me bavarezët ai fitoi edhe katër kampionatet e fundit (2019, 2020, 2021 dhe 2022), plus Champions League në 2020.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll