Sport

Napolitanët po përgatisin një festë të madhe: 10 ekrane në stadiumin "Maradona" për të ndjekur ndeshjen në Udine…

“Do të kemi një festë të madhe me tifozët të dielën, pas ndeshjes kundër Fiorentinës në fushën tonë. Do të jetë një spektakël."

2 Maj 2023, 15:42 Nga DOSJA
Napolitanët po përgatisin një festë të madhe: 10 ekrane

ITALI - Lojtarët e Napolit nuk arritën ta mposhtin Salernitanën (1-1) para tifozëve të tyre të dielën, duke humbur kështu mundësinë për të siguruar matematikisht titullin kampion në Serinë A. Mundësia e re për këtë është të mërkurën, nga ora 20:45, ndaj Udineses në transfertë.

“Vetëm” 1800 tifozë të klubit nga Napoli do të kenë mundësinë të marrin pjesë në atë takim, ndaj për këtë arsye në stadiumin “Diego Armando Maradona” do të jenë shumë napolitanë të zjarrtë, që do të ndjekin ngjarjet në Udine.

“Ne kishim një festë të planifikuar të dielën, por nuk arritëm të fitonim dhe duhej ta shtynim. Prandaj vendosëm të instalojmë dy ekrane të mëdha video të enjten në mbrëmje në stadiumin tonë, ku mund të shihet ndeshja nga Udine dhe në tribuna do të jenë tetë ekrane të tjera më të vogla”,- thotë presidenti i klubit Aurelio de Laurentis, i cili shton:

“Vendosëm që hyrja në stadium të jetë simbolike pesë euro dhe të gjitha të ardhurat nga biletat e shitura do të shkojnë për bamirësi dhe më pas do të kemi një festë të madhe me tifozët të dielën, pas ndeshjes kundër Fiorentinës në fushën tonë. Do të jetë një spektakël."

Napoli aktualisht ka 18 pikë më shumë se Lazio i vendit të dytë dhe për të dalë zyrtarisht kampion i Italisë duhet të fitojë në Udine.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll