Sport

VANDALIZEM! Dëmtohet murali i Gianluca Viallit! Vandalët numrin ‘9’ e kthyen 'B'...

Sulmuesi legjendar italian u nda nga jeta në fillim të vitit, më 6 janar 2023.

2 Maj 2023, 16:19 Nga DOSJA

VANDALIZEM! Dëmtohet murali i Gianluca Viallit! Vandalët numrin

ITALI - Murali kushtuar Gianluca Viallit është dëmtuar, njofton Tuttomercatoweb.

“Siç raportoi televizioni Telenord, muri në distriktin Genoese Quinto kushtuar ish-sulmuesit të Sampdorias dhe Juventusit, ishte skalitur me grafite kundër grupit ‘blucerchiata’ dhe numri 9 u kthye në shkronjën B gjatë natës.

VANDALIZEM! Dëmtohet murali i Gianluca Viallit! Vandalët numrin

Përveç kësaj, një nga shallet e shumta të Sampdorias, së bashku me tekstile të tjera nga ekipet e tjera, u dogj”,- thanë italianët.

Rivalët e Sampdorias nga Genova dyshohet se janë fajtorë, pasi në fund të sezonit, me shumë gjasa, ‘Dorianët’ do të zbresin në Serinë B dhe skuadra e Genoas do të ngjitet në Serie A.

VANDALIZEM! Dëmtohet murali i Gianluca Viallit! Vandalët numrin

Sulmuesi legjendar italian Gianluca Vialli u nda nga jeta në fillim të vitit më 6 janar 2023.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll