Sport

Përshëndetje, City! PSG dëshiron t’i “vjedhë” yllin skuadrës së Guardiolës...

Paris Saint-Germain po përgatitet për një bombë transferimi verore.

2 Maj 2023, 18:21 Nga DOSJA
Përshëndetje, City! PSG dëshiron t’i

ANGLI - Me pesë xhiro të mbetura në sezonin e Ligue 1, sheikët e PSG-së tashmë po mendojnë për lëvizjet që do të bëhen në klub në afatin kalimtar të verës.

Nëse FC Barcelona fillimisht i kishte vënë syrin yllit të Cityt, Bernardo Silva, tani është PSG mund të përfitojë nga problemet financiare të katalanasve dhe të "vjedhë" luzitanin në verë.

Sipas GOAL, Manchester City ka vendosur një çmim për Bernardo Silvan. Kështu, mesfushori portugez nuk do të largohet nga “Etihad”, nëse nuk ofrohet një minimum prej 75 milionë funtesh (85 milionë euro).

“Parizienët mund ta përballojnë transferimin”, vunë në dukje media në fjalë. Në të vërtetë, gjatë periudhave merkato të sezonit aktual, PSG e ka ruajtur veten. Drejtuesit blenë Vitinha, Nuno Mendez, Fabian Ruiz, Carlos Soler, Renato Sanchez dhe Nordi Mukiele për vetëm 147.5 milionë euro.

Lëvizja më e shtrenjtë e bërë nga sheikët e Paris Saint-Germain mbetet deri tani Neymar, të cilin e sollën në gusht të 2017-ës për 222 milionë euro. Kylian Mbappe është i dyti, duke u transferuar për 180 milionë.

Klubi parizien është në vendin e parë në Ligue 1 me 75 pikë pas 33 xhirove të luajtura.  Rrjedhimisht, skuadra e drejtuar nga Christophe Galtier deri më tani ka shënuar 24 fitore, tre barazime dhe gjashtë humbje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll