Sport

“Kush do të fitojë derbin e Milanos, fiton edhe Champions League!” Kështu mendon ish-drejtori i Interit…

Interi është klubi i fundit nga Seria A që ka fituar titullin kampion evropian. Ishte në Madrid, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, kur mundi 2-0 Bayern Munich në vitin 2010.

2 Maj 2023, 15:32 Nga DOSJA
“Kush do të fitojë derbin e Milanos, fiton edhe Champions

ITALI - Kampion i ri i Evropës do të jetë Milan apo Interi, pavarësisht se me cilin ekip do të takohen në finalen që do të luhet në Stamboll, shprehet ish-drejtori sportiv i Interit, Bolonjës dhe Romës, Walter Sabatini.

Sipas tij, futbolli italian është edhe një herë më i miri në Evropë, gjë që vërtetohet nga fakti, se në mesin e katër klubeve më të mira në kategorinë elitare të kompeticionit janë Interi dhe Milani, pra dy nga Apeninet. Bashkë me ta në finalet e kupave të Europës, janë edhe Juventusi dhe Roma në Europa League dhe Fiorentina në Conference League.

"Champions League këtë sezon me siguri do të fitohet nga një klub italian. Nëse do të jetë Interi apo Milani është më pak e rëndësishme, sepse kushdo që fiton derbin e Milanit dhe arrin në finale, do ta fitojë trofeun.

Mançester City ose Real Madridi do t'i takojnë atje, por nuk kam dyshim se kupa do të përfundojë patjetër në Itali. Seria A është kompeticioni më i mirë në botë, këtu punojnë trajnerët më të mirë dhe kjo do të dëshmohet”,- tha Sabatini për mediat italiane.

Meqë ra fjala, Italia nuk ka pasur një përfaqësuese në finalen e Champions League që nga viti 2017, kur Juventusi u mund nga Reali në Cardiff (0-1), dhe i njëjti klub kishte pësuar një tjetër dështim ndaj Barcelonës (1-3) në Berlin dy vite më parë, ndërsa Interi është klubi i fundit nga Seria A që ka fituar titullin kampion evropian. Ishte në Madrid, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, kur mundi 2-0 Bayern Munich në vitin 2010.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll