Sport

Revoltë në dhomën e zhveshjes te Chelsea: "Tuchel u shkarkua pa asnjë arsye!"...

Londinezët aktualisht janë në vendin e 12-të në Premier League.

2 Maj 2023, 16:51 Nga DOSJA
Revoltë në dhomën e zhveshjes te Chelsea: "Tuchel u shkarkua

ANGLI - Pas 32 ndeshjeve të luajtura në Premier League të Anglisë, Chelsea është më keq se kurrë në renditje. Londinezët deri më tani kanë shënuar 10 fitore, nëntë barazime dhe 13 humbje.

Në shtator 2022, Todd Boehly shkarkoi Thomas Tuchel, i cili kishte 2.08 pikë për ndeshje, sipas statistikave të ofruara nga faqet e internetit të specializuara, duke e zëvendësuar atë me Graham Potter, por që nuk performoi shumë mirë te Chelsea.

Pas 200 ditësh në krye të londinezëve, Potter u shkarkua gjithashtu. Tani, Frank Lampard është i përkohshëm dhe në verë Chelsea do të duhet të gjejë një trajner të ri. Mediat e huaja raportojnë se Mauricio Pochettino është favorit për marrjen e klubit në Stamford Bridge pas përfundimit të sezonit aktual.

Kai Havertz, mesfushori gjerman prej 60 milionë eurosh, ka sulmuar drejtuesit e klubit dhe ka theksuar faktin, se shkarkimi i Thomas Tuchel ishte një gabim i rëndë. Futbollisti ka deklaruar se ish-tekniku është shkarkuar nga klubi pa asnjë arsye.

“Gjithçka që mund të kishte shkuar keq ndodhi. Arsyeja është relativisht e thjeshtë dhe ka të bëjë me ndryshimin në menaxhim. Ishte një ndryshim i madh në klub. Dhe më pas, Thomas Tuchel u pushua nga puna. Kjo bën një ndryshim të madh në një ekip si ky. Kur fiton ndeshjet si trajner dhe pastaj shkarkohesh pa arsye... Pas Kampionatit Botëror ne nuk luajtëm mirë dhe humbëm shumë pikë ”, tha Kai Havertz, cituar nga Tuttomercatoweb.

Që kur u 'instalua' si trajner i përkohshëm, Frank Lampard nuk ka qenë në gjendje të kthejë Chelsean. Anglezi ka pesë humbje radhazi, ndërsa sonte do të takohet me Arsenalin (21:00).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll