Sport

VD/ E shau nga origjina, boksieri shqiptar Bakaj e rrëzon “knock-out” kundërshtarin

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj, shënoi këtë fundjavë fitoren e 9-të në karrierën e tij në boksin profesionist.

2 Maj 2023, 13:25 Nga DOSJA

VD/ E shau nga origjina, boksieri shqiptar Bakaj e rrëzon

GJERMANI - Në një video të postuar në rrjete sociale, Bakaj tregon dhe momentin kur pati një polemikë përpara ndeshjes me boksierin hungarez Istvan Kiss, i cili për ta nervozuar sportistin shqiptar e shau nga origjina e tij shqiptare.

Por duket se ky gjest e motivoi edhe më shumë boksierin shqiptar, i cili arriti ta mposhte me “knock-out” kundërshtarin e tij të radhës në ndeshjen e zhvilluar në Bochum të Gjermanisë.

Pas fitores, boksieri shqiptar zgjodhi të festonte me qeleshe në kokë, teksa në pjesën e majtë të gjoksit ka tatuazh shqiponjën dykrenare.

“Luftova fortë për të fituar zemrat e gjithë patriotëve shqiptarë. Kjo më bën të jem i pa mposhtur”,- shkruan Bakaj në rrjete sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll