Bota

Vullkani më vdekjeprurës në hemisferën perëndimore... mund të 'zgjohet'!

Niveli i alarmit të vullkanit është rritur nga e verdha në portokalli, niveli i dytë më i lartë në shkallë.

2 Maj 2023, 18:12 Nga k.m.
Vullkani më vdekjeprurës në hemisferën perëndimore...
Nevado del Ruiz

KOLUMBI- Vullkani Nevado del Ruiz ka qenë joaktiv që nga viti 1985, por kohët e fundit ka filluar të tregojë shenja aktiviteti.

Si rezultat, niveli i alarmit të vullkanit është rritur nga e verdha në portokalli, niveli i dytë më i lartë në shkallë. Banorët në shpatet e sipërme të vullkanit aktualisht janë duke u evakuuar, nga frika e një shpërthimi të mundshëm.

Herën e fundit që vullkani Nevado del Ruiz ishte aktiv,  vrau 23,000 njerëz në Kolumbi, duke zhdukur qytetin Armero. Javën e kaluar, vullkani regjistroi një mesatare të paprecedentë prej 6,000 tërmetesh në ditë, fenomen që ndodh prej lëvizjes së magmës.

Në ditët e pikut, Shërbimi Gjeologjik i Kolumbisë raporton se ka pasur deri në 12,000 tërmete, megjithëse vëren "vetëm numri i tërmeteve ditorë nuk është treguesi i vetëm që mat aktivitetin e një vullkani". Agjencia gjithashtu vuri në dukje se të dielën, pati një rënie të aktivitetit të dridhjeve.

nevado del ruiz 49 te vdekur ne kolumbi

Sondazh

Poll