Bota

DW: Listohen paditë e para për vaksinat e koronavirusit, si do përgjigjen kompanitë?!

Paditë e para nga njerëzit që pretendojnë se kanë pasur probleme shëndetësore nga vaksinat do të dëgjohen së shpejti.

2 Maj 2023, 17:59 Nga k.m.
DW: Listohen paditë e para për vaksinat e koronavirusit, si do
Foto ilustruese

GJERMANI- Kushdo që u sëmur pasi u vaksinua kundër koronavirusit mendoi se mbase fajin e kishte vaksina. Për një kohë të gjatë, dyshime të tilla u hodhën poshtë pa asnjë kontroll. Tashmë, efektet e mundshme të vaksinave po merren seriozisht edhe nga ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach, ndërkohë që janë ngritur padi kundër disa kompanive të vaksinave. Çështja është e shumëanshme dhe komplekse. Megjithatë, thelbi i saj qëndron në shkakun se përse vaksinat kanë bërë "reaksion".

Për çfarë janë procedurat ligjore?

Gjyqi i parë civil fillimisht ishte caktuar për në fund të prillit, por u shty për në 7 korrik. Në përmbajtjen e padisë drejtuar kompanisë Biontech përfshihen pretendimet për dëmshpërblim të dëmit moral dhe fizik. Të njëjtat rregulla përgjegjësie do zbatohen për vaksinat e koronavirusit si për ilaçet e tjera. Kompania mund të mbajë përgjegjësi nëse për shembull ka defekte në prodhim. Thelbi i çështjes është shkaku: a mund t'i atribuohet dëmi në mënyrë shkakësore vaksinimit?

Çfarë thonë kompanitë?

Kompania Biontech thekson se “deri më tani nuk mund të vërtetohet asnjë lidhje shkakësore”. Një zëdhënës i kompanisë tha për Agjencinë Gjermane të Lajmeve se do e marrin përgjegjësinë prodhues të vaksinave shumë seriozisht". Por, Biontech do të shqyrtojë me kujdes çdo rast, me kusht që të jetë dorëzuar dokumentacion i mjaftueshëm.

“Kur vlerësojmë rastin, ne mund të mbështetemi vetëm në të dhënat mjekësore për të vlerësuar nëse ka apo jo një lidhje shkakësore. Fatkeqësisht, të dhëna të tilla shpesh mungojnë”.

Cilat janë efektet e vaksinave?

Termat shpesh ngatërrohen. Nga njëra anë është "reagimi i vaksinimit". Këto janë simptoma tipike si skuqje, ënjtje ose dhimbje në vendin e injektimit. Temperatura, dhimbja e kokës dhe dhimbjet në gjymtyrë konsiderohen gjithashtu normale, pasi ato janë shprehje e reagimit të dëshiruar të sistemit imunitar ndaj vaksinës.

Instituti Paul Ehrlich (PEI), i cili është përgjegjës për sigurinë e vaksinës, e konsideron një "komplikacion vaksine" si një reagim negativ që ndodh pas vaksinimit, i cili, së pari, mund të jetë i lidhur shkakor me vaksinimin dhe, së dyti, shkon përtej simptomave të reagimit. 

"Efektet anësore serioze" përkufizohen ligjërisht si efekte të vaksinës që janë fatale ose kërcënuese për jetën dhe kërkojnë shtrimin në spital, ose që më sjellin paaftësi të përhershme ose të rënda.

Cilat efekte njihen?

PEI rendit ndërlikimet e mëposhtme serioze të vaksinimit: sëmundjen e zemrës, mioperikarditin, mpiksjen e mundshme të gjakut në tru ose gjetkë, paralizën e fytyrës, një lloj dobësie muskulore të quajtur sindroma Guillain-Barré dhe humbjen e dëgjimit. Sipas të dhënave të PEI, të gjitha janë "të rralla" (një rast për 1000 deri në 10.000 vaksinime) ose "shumë të rralla" (më pak se një rast për 10.000 vaksinime).

Sa raste të dyshuara janë numëruar?

Që nga fillimi i vaksinimit, janë bërë gjithsej 183,000,000 vaksina kundër koronavirusit, sipas Institutit Robert Koch. Shkalla e raportimeve ishte 1.8 për 1000 doza vaksine, ndërsa për rastet e dyshuara të efekteve anësore serioze negative dhe komplikimeve ishte 0.3 raporte për 1000 doza vaksine.

Herë pas here, media raporton incidente dramatike, si rasti i një ish-atleteje adoleshente, e cila tani është në një karrige me rrota./DW

vaksinimi ndaj covid

Sondazh

Poll