Bota

Nis takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel për çështjen e Asosacionit

2 Maj 2023, 18:10 Nga a.l
Nis takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel për
Foto ilustruese

BRUKSEL- Ka nisur takimi i radhës në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të bisedimeve për zbatimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. 

Takimi është i pari i nivelit të lartë politik pas pajtimit në Ohër për rrugën e zbatimit të marrëveshjes që u arrit më 27 shkurt në Bruksel. Bashkimi Evropian gjatë ditës ka thënë se palët pritet të miratojnë deklaratën për personat e zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës dhe kjo do të pasohet me paraqitjen dhe diskutimet rreth projektit të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll