Bota

Lufta ndaj terrorizmit vazhdon.../ SHBA dhe Turqia i vendosin sanksione dy individëve

Kush ishte në shënjestër?

2 Maj 2023, 17:38 Nga k.m.
Lufta ndaj terrorizmit vazhdon.../ SHBA dhe Turqia i vendosin sanksione dy
Foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë bashkëpunuar për të vendosur sanksione ndaj dy individëve të lidhur me financimin e dy organizatave terroriste me bazë në Siri. 

Sipas Uashingtonit, objektivat ishin Omar Alshik, një figurë udhëheqëse e Hayat Tahrir al-Sham dhe Qubilai Sari, i cili mblodhi fonde në Turqi nga donatorët në emër të organizatës Katibat al-Tawhid wal Jihad.

"Ndërsa organizatat terroriste vazhdojnë të kërkojnë akses në sistemin financiar ndërkombëtar, puna me partnerët tanë rrit aftësinë tonë për të ndërprerë në mënyrë më efektive këto rrjete,"-tha nënsekretari i Thesarit për Inteligjencën Financiare dhe Kundër Terrorizmit, Brian E. Nelson.

Më 5 janar, SHBA dhe Turqia shënjestruan bashkërisht një rrjet të rëndësishëm financues të Shtetit Islamik.

turqi

Sondazh

Poll