Bota

Kryeprokurori i Bullgarisë i shpëtoi shpërthimit me bombë të vendosur pranë makinës, autoritetet: Ishte atentat paralajmërues!

Kreu i Shërbimit Kombëtar të Hetimit, Borislav Sarafov tha se sulmuesit kishin vendosur një bombë në një kthesë në rrugë, ku shpejtësia duhej të ngadalësohej. 

2 Maj 2023, 17:54 Nga a.l
Kryeprokurori i Bullgarisë i shpëtoi shpërthimit me bombë
Ivan Geshev

BULLGARI- Kryeprokurori i Bullgarisë Ivan Geshev ka shpëtuar i padëmtuar pas një shpërthimi të fortë që ndodhi të hënën pranë makinës së tij, të cilën autoritetet e kanë përshkruar si atentat ndaj tij. 

Kreu i Shërbimit Kombëtar të Hetimit, Borislav Sarafov tha se sulmuesit kishin vendosur një bombë në një kthesë në rrugë, ku shpejtësia duhej të ngadalësohej. Ata shpërthyen bombën pikërisht në momentin kur makina e Geshev kaloi pranë, tha ai, ndërsa shtoi dyshimet se shpërthimi ishte një atentat i kryer nga profesionistë, shkruajnë mediat e huaja. 

Bomba kishte një ekuivalent të madh TNT, rreth 3 kilogramë, sipas llogaritjeve të ekspertëve. Në vend u gjet një krater me thellësi 30-40 centimetra dhe një diametër prej afro 3 metrash,” tha Sarafov.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa kryeprokurori nuk ka marrë lëndime. Nuk dihen ende autorët e atentatit. 

ivan geshev

Sondazh

Poll