Bota

Përfshirja e Gjermanisë në konfliktin në Ukrainë/ Kremlini: Po rritet për shkak të furnizimeve me armë

Kancelari Olaf Scholz u shpreh se Gjermania kishte këmbëngulur, si vendet e tjera anëtare të NATO-s, se armët që po i furnizon Ukrainës nuk duhet të përdoren kundër territorit rus.

2 Maj 2023, 17:42 Nga a.l
Përfshirja e Gjermanisë në konfliktin në Ukrainë/
Dmitry Peskov

RUSI- Kremlini deklaron se përfshirja e Gjermanisë në konfliktin e Ukrainës po rritet nga dita në ditë dhe se Berlini nuk ka asnjë mënyrë për të siguruar që armët që i kishte ofruar Ukrainës nuk do të përdoreshin kundër territorit rus. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se armët e furnizuara nga Gjermania po përdoren tashmë në rajonin e Donbasit, të cilin Rusia e ka shpallur të sajën, një hap që Ukraina dhe Perëndimi e kanë hedhur poshtë si të paligjshëm, shkruan Reuters.

Kancelari Olaf Scholz u shpreh se Gjermania kishte këmbëngulur, si vendet e tjera anëtare të NATO-s, se armët që po i furnizon Ukrainës nuk duhet të përdoren kundër territorit rus.

 “Së pari, Gjermania nuk ka një mënyrë për të kontrolluar. Së dyti, armët nga Gjermania për regjimin e Kievit po qëllojnë tashmë në territorin rus, sepse Donbasi është një rajon rus", tha ai. 

Ai theksoi se përfshirja direkte dhe indirekte e Gjermanisë në konflikt po rritet. 

dmitry peskov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll