Bota

Ambasadori amerikan në Kinë: Kina duhet ta bindë Rusinë t'i japë fund luftës në Ukrainë

Ambasadori amerikan në Kinë, Nicholas Burns deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që Kina të bindë Rusinë për t’i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë.

2 Maj 2023, 17:45 Nga a.l
Ambasadori amerikan në Kinë: Kina duhet ta bindë Rusinë
Nicholas Burns

KINË- Ambasadori amerikan në Kinë, Nicholas Burns deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që Kina të bindë Rusinë për t’i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë.

Ajo që ne duhet të shohim nga Kina është të shtyjmë Rusinë të tërheqë trupat e saj dhe në mënyrë që Ukraina të mund të rikthejë të gjithë territorin e saj dhe të mund të jetë përsëri plotësisht sovrane. Do të ishte e dobishme nëse Kina do ta shtynte Rusinë që të hiqte dorë nga bombardimet e shkollave të Ukrainës, spitaleve dhe ndërtesave. Ne kemi parë një humbje të jashtëzakonshme jetësh vetëm në muajt e fundit. Kështu që unë mendoj se kjo është ajo që ne do të donim dhe jam i sigurt se kjo është ajo që do të donin vendet evropiane, kjo është ajo që Ukraina kërkon nga Kina,” tha Burns, shkruan CNN.

Burns u shpreh se biseda midis presidentit kinez, Xi Jinping dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ishte hapi i parë pozitiv, por është e paqartë nëse do të pasojë ndonjë veprim. 

nicholas burns lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll