Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Analiza e CNN: Si kurdët dhe viktimat e tërmetit mund të rrëzojnë Erdoganin, presidenti s'ikën pa luftë

Kurdët dhe viktimat e tërmetit mund t'i kushtojnë Erdoganit humbjen në zgjedhjet e Turqisë.

2 Maj 2023, 18:08 Nga k.m.
Zgjedhjet në Turqi/ Analiza e CNN: Si kurdët dhe viktimat e
Rexhep Tajip Erdogan

ANKARA- Zgjedhjet në Turqi po afrojnë dhe qytetarët ftohen më 14 maj të votojnë për të ardhmen e vendit. Mes raporteve për përkeqësimin e shëndetit të tij, Rexhep Tajip Erdogan u rishfaq i veshur me një xhaketë piloti për të zbuluar avionin luftarak turk KAAN.

Megjithatë, siç raportojnë mediat ndërkombëtare duke komentuar goditjet në popullaritetin e tij, ka faktorë kritikë që do të përcaktojnë fatin e tij këto zgjedhje. Siç shpjegon CNN-i amerikan në analizën e tij, Erdogan do përballet me sfida të paprecedenta që mund t'i japin fund dy dekadave të tij në pushtet.

Duke u ndalur te problemet me të cilat përballet Erdogan, CNN thekson se tërmeti i Turqisë la më shumë se 50 mijë të vdekur dhe miliona të zhvendosur nga vendbanimet e tyre. Shumica e provincave të prekura ishin bastione të Erdoganit dhe partisë së tij AKP. Por sipas kreut të Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK) Ahmet Gener, të paktën 1 milion votues në zonat e goditura nga tërmeti pritet të mos votojnë këtë vit.

Nga ana tjetër, kurdët e Turqisë pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në zgjedhje pasi Partia Demokratike e Popullit (HDP) pro-kurde e "persekutuar" nuk ka paraqitur një kandidat presidencial, por së fundmi ka mbështetur zyrtarisht rivalin kryesor të Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu.

Po nëse Erdogan humbet?

Edhe nëse Kilicdaroglu fiton zgjedhjet, analistët thonë se Erdogan dhe partia e tij nuk do ta dorëzojnë pushtetin pa luftë. Nëse presidenti turk humbet votën me një diferencë të ngushtë, kjo hap mundësinë për të sfiduar rezultatin, siç u bë në vitin 2019.

Gjatë zgjedhjeve të vitit 2019 në Stamboll dhe Ankara, AKP humbi kontrollin e qendrës financiare të vendit, duke bërë që zyrtarët e partisë në të dy qytetet të refuzonin rezultatin, duke pretenduan për parregullsi votimi. Epërsia e CHP-së në Stamboll ishte veçanërisht e ngushtë dhe përfundimisht çoi në vendimin e Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK) për përsëritjen e votimeve. Kandidati i CHP-së për kryebashkiak të Stambollit Ekrem Imamoglu fitoi më pas balotazhin, duke i dhënë një goditje Erdoganit.

rexhep tajip erdogan zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll