Bota

LUFTA/ Mesazhi i Zelenskyy-t: Ne mund të fitojmë, qëllimi është që të çlirojmë të gjithë vendin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy deklaron se vendi i tij mund të fitojë luftën ndaj agresionit Rus, por qëllimi kryesor është çlirimi i territoreve.

2 Maj 2023, 17:35 Nga a.l
LUFTA/ Mesazhi i Zelenskyy-t: Ne mund të fitojmë, qëllimi
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy deklaron se vendi i tij mund të fitojë luftën ndaj agresionit Rus, por qëllimi kryesor është çlirimi i territoreve, shkruajnë mediat e huaja. 

Shteti ynë ka treguar tashmë se mund të fitojë. Ne treguam se mund ta çlirojmë tokën tonë nga pushtuesi. Të gjithë ata që siguruan lirimin kanë treguar se krahas flamurit verdheblu, rikthehet jeta normale për çdo person dhe çdo familje. Synimi ynë është ta kthejmë këtë jetë në të gjithë Ukrainën, në të gjitha ato zona që janë ende përkohësisht nën okupim”, shtoi ai. 

Ndërkohë luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në rajonin lindor të Ukrainës në Bakhmut. Bakhmut, në rajonin e Donetskut në qendër industriale të vendit të njohur si Donbas, është bërë një simbol i rezistencës ukrainase ndaj pushtimit rus. Para luftës ajo kishte një popullsi prej rreth 70,000 banorësh por tani qëndron në gërmadha pas muajsh lufte intensive. 

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll