Bota

'Papa Françesku me mision për paqe në Ukrainë'/ Reagon Kremlini: Nuk kemi asnjë informacion për këtë iniciativë

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve të martën se Moska nuk kishte asnjë informacion në lidhje me iniciativën.

2 Maj 2023, 17:07 Nga a.l
'Papa Françesku me mision për paqe në Ukrainë'/
Papa Françesku

RUSI- Kremlini deklaron se nuk ka dijeni për një mision paqeje të Vatikanit për Ukrainën. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve të martën se Moska nuk kishte asnjë informacion në lidhje me iniciativën. 

Papa Françesku tha të dielën se Vatikani ishte i përfshirë në përpjekje të matura për t'i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës dhe se ishte gjithashtu i gatshëm të ndihmonte riatdhesimin e fëmijëve ukrainas të çuar në Rusi ose në tokat e pushtuara nga Rusia, shkruajnë mediat e huaja. 

lufta ukraine-rusi papa françesku

Sondazh

Poll