Bota

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel/ Konjufca: E vështirë të arrihet një marrëveshje me Serbinë

Ai gjithashtu shtoi se Kosova duhet të mbrojë interesat e saj. 

2 Maj 2023, 16:59 Nga a.l
Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel/ Konjufca: E vështirë
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk pret marrëveshje me Serbinë, pak para nisjes së takimit mes liderve Kurti-Vuçiç në Bruksel në një raund të ri të bisedimeve për normalizimin e marrdhënieve mes dy vendeve. Ai gjithashtu shtoi se Kosova duhet të mbrojë interesat e saj. 

Është vështirë të arrihet një marrëveshje për arsye se Serbia e dëshiron Kosovën si pjesë të saj. Ne, e kemi çliruar Kosovën me shumë sakrifica dhe me një çmim shumë të lartë dhe këto janë qëndrime të papajtueshme. Unë nuk pres që Serbia do të ndryshojë shpejt dhe që ta kemi një Serbi demokratike e cila e pranon popullin e Kosovës si subjekt sovran dhe Kosovën si shtet të pavarur. ...Në të njëjtën kohë të përgatitemi dhe të organizohemi që institucionet tona të jenë në krye të detyrës për çfarëdo situate në të cilën mund të ndodhemi përball këtij shteti agresor, i cili aspak nuk ka ndryshuar politikisht prej qëndrimeve që i ka pas gjatë viteve të luftës dhe gjatë gjenocidit në Kosovë”, ka theksuar Konjufca pas homazheve me rastin e 24-vjetorit të masakrës në Studime të Vushtrrisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë mbërritur sot në Bruksel, ku do të zhvillojnë një takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimi do të fillojë në orën 18:00. Në qendër të diskutimeve në takim do të jetë çështja e të pagjeturve si dhe ngritja e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky do të jetë takimi i parë mes Vuçiç dhe Kurtit pasi arritën një marrëveshje në Ohër më 18 mars.    

 

glauk konjufca dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll