Bota

Marrëveshja e grurit/ Kremlini: Bisedimet me Perëndimin vazhdojnë

Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov nuk ka dhënë detaje për negociata lidhur me nismën, e cila skadon më 18 maj.

2 Maj 2023, 17:16 Nga a.l

 

Marrëveshja e grurit/ Kremlini: Bisedimet me Perëndimin vazhdojnë
Grurë

 

RUSI- Kremlini deklaron se bisedimet me Perëndimin për marrveshjen e grurit në Ukrainë, vazhdojnë. Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov nuk ka dhënë detaje për negociata lidhur me nismën, e cila skadon më 18 maj.

"Nuk mund t'ju them asgjë specifike për nivelin, vendndodhjen apo kohën [e tyre]. Kontaktet vazhdojnë, por ato nuk kanë dhënë asnjë rezultat deri më tani," tha ai.

Peskov kujtoi se marrëveshja ishte zgjatur për dy muaj, duke shtuar se ky është një vendim absolutisht i afatizuar, me kërkesat të njohura të Rusisë, shkruan TASS. 

"Kushtet e marrëveshjes në lidhje me industrinë bujqësore ruse nuk janë përmbushur. Biseda do të vazhdojë. Kjo është gjithçka që mund të them," shtoi Peskov.

Marrëveshjet për eksportin e ushqimeve nga Ukraina u nënshkruan më 22 korrik për një periudhë 120 ditore. Më pas, marrëveshjet u zgjatën për të njëjtën periudhë nëntorin e kaluar. Më 18 mars, Rusia njoftoi një zgjatje 60-ditore të marrëveshjes, duke paralajmëruar se kjo do të ishte koha e mjaftueshme për të vlerësuar zbatimin e memorandumit të nënshkruar me OKB-në. Ministria e Jashtme ruse theksoi gjithashtu se një vendim i mëtejshëm për zgjatjen e marrëveshjes do të varet nga rilidhja e Bankës Bujqësore Ruse (Rosselkhozbank) përsëri në sistemin SWIFT, rifillimi i furnizimeve me makineri bujqësore, pjesë këmbimi dhe shërbimi, heqja e kufizimeve në sigurime dhe risigurime, heqjen e ndalimit të hyrjes në porte, rifillimin e funksionimit të gazsjellësit Togliatti-Odessa. 

marreveshja e grurit ukraine-rusi

Sondazh

Poll