Bota

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel/ Branbiç 'pesimiste': Nuk pres asgjë nga ky raund i ri i negociatave Serbi-Kosovë

Ajo u shpreh se Kosova nuk ka asnjë gatishmëri për marrëveshje.

2 Maj 2023, 16:44 Nga a.l
Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel/ Branbiç
Ana Brnabiç

SERBI- Kryeministrja serve, Ana Branabiç deklaron se nuk pret aagjë nga vazhdimi i dialogut sot në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës, vetëm 1 orë nga nisja e takimit mes dy liderve Kurti-Vuçiç. Ajo u shpreh se Kosova nuk ka asnjë gatishmëri për marrëveshje, shkruan N1.

Fatkeqësisht, nuk kam asnjë pritshmëri nga takimi. Nuk e shoh se si do të ndryshojë kjo dhjetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit. Nuk e shoh gatishmërinë e Prishtinës”, u tha Brnabiç gazetarëve.

Sipas saj, Kosova është shpërblyer për të mos zbatuar marrëveshjen e Brukselit, në të cilën përfshihet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Bërnabiç theksoi se Prishtina ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit edhe gjatë vitit 2022, duke ua mohuar dy herë të drejtën serbëve për të votuar në zgjedhjet e shpallura nga Beogradi. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë mbërritur sot në Bruksel, ku do të zhvillojnë një takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimi do të fillojë në orën 18:00. Në qendër të diskutimeve në takim do të jetë çështja e të pagjeturve si dhe ngritja e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky do të jetë takimi i parë mes Vuçiç dhe Kurtit pasi arritën një marrëveshje në Ohër më 18 mars.    

 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll