Politike

Rita Ora "fushatë" për Veliajn, Buzhala: Pse moj motër bëhesh pjesë e krimit dhe korrupsionit?

Gazetari Berat Buzhala ka komentuar postimin duke e pyetur Orën se pse ka zgjedhur të dëmtojë karrierën duke u bërë pjesë e krimit dhe korrupsionit. 

28 Prill 2023, 14:20 Nga f.g
Rita Ora "fushatë" për Veliajn, Buzhala: Pse moj motër
Erion Veliaj, Berat Buzhala dhe Rita Ora

TIRANE- Një mesazh mbështetës i këngëtares shqiptare Rita Ora për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka hapur një sërë reagimesh kundër saj. Në videon e publikuar në Instagram nga vetë Veliaj, Ora është artistja e radhës që rreshtohet në fushatën elektorale pas Elvana Gjatës, Noizyt, Elhaida Danit, Ilir Shaqirit dhe Anxhela Peristerit. 

“Përshëndetje Erion! Rita Ora jam! Dua të të uroj më të mirën në sfidën tënde të radhës. E dimë që ti i pëlqen sfidat, dhe ne e duam këtë, kemi nevojë për energjinë tënde. Unë të mbështes deri në fund, dhe paç fat në të ardhmen”, shprehet Rita Ora.

Njëri prej tyre, gazetari Berat Buzhala ka komentuar postimin duke e pyetur Orën se pse ka zgjedhur të dëmtojë karrierën duke u bërë pjesë e krimit dhe korrupsionit. 

“Rita Ora e paska mbeshtetë Erion Veliajn në zgjedhje. O allah, qe qysh vendose njeri me e zhy krejt karrierën e lavdishme. Po pse moj motër, pse? Pse bohesh pjesë e krimit dhe korrupsionit? Kush të mashtron kështu? A e ke marrë far incenerator, a çka?”, shkruan ai.

Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit 2023 ka spikatur me një detaj për "PR"-in e kandidatit Erion Veliaj në dallim nga kandidatët e tjerë. Në krah të Veliajt janë pozicionuar këngëtarët më të njohur duke ngjallur pikëpyetje të shumta për arsyet pse kjo mbështetje pikërisht në këtë moment.

Këngëtarja Elvana Gjata u komentua gjerësisht për shërbesën e saj në një iftar në Tiranë, ku rrjeti ngriti pyetjen si mund të ndodhte kjo pas postimeve të saj të shumta me një kryq në qafë. /Dosja.al

Postimi i Rita Orës:

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

 

 

erion veliaj rita ora berat buzhala fushata 2023

Sondazh

Poll