Politike

"Ku je mo, pse ke humb?"/ Këlliçi 'sfidon' live Veliajn: Të ftoj në cilën studio të duash, hajde në debat

Këlliçi, kërkoi me ngulm që të bënte një debat me Veliajn, madje tha se do ishte i gatshëm që të debatonte për çdo temë që do i jepet.

1 Maj 2023, 09:21 Nga A.B
"Ku je mo, pse ke humb?"/ Këlliçi 'sfidon' live
Belind Kelliçi

TIRANË- Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, teksa ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto”, ftoi përsëri kryebashkiaku Erjon Veliajn në debat. Këlliçi, kërkoi me ngulm që të bënte një debat me Veliajn, madje tha se do ishte i gatshëm që të debatonte për çdo temë që do i jepet.

Në një moment duke u drejtuar nga kamera, kandidati i Opozitës u shpreh; Ku je mo, pse ke humb, hajde në debat, ku të duash, në cilën studio të duash, për çdo temë që të duash!

Prej fillimit të fushatës, Këlliçi e ka kërkuar këtë ballafaqim, në mënyrë të përsëritur./Dosja.al 

belind kellici

Sondazh

Poll