Politike

Berisha-Tom Doshit: Më del si hije kudo! Votëblerësi më i madh, hajde ma thuaj në sy ç'ke bërë për këta banorë

30 Prill 2023, 19:55 Nga DOSJA

Berisha-Tom Doshit: Më del si hije kudo! Votëblerësi më i

A nuk është mision historik 14 maji, për ti marrë Edi Ramës pushtetin vendor, me kandidatët tanë të shkëlqyer, si Zef Hila. Dy kandidatë rivalë kandidojnë. Këtu kandidati tjetër, kandidati që përfaqëson partinë e krimit, në fakt i marrë me koncesion nga Tom Doshi, kjo është e vërteta. Ky tjetri këtu, çfarë është, çfarë përfaqëson, përfaqëson bandën më të rrezikshme që ka qeverisë Shqipërinë. Isha në Fushë Arrëz, shkova në Pukë, erdha këtu, kudo më del si hije emri i Tom Doshit. Do të pyes pak këtu, Tom hajde më thuaj këtu, çfarë ke bërë ti për këta banorë. Unë jam njeri që absolutisht e respektoj lirinë e tjetrit, por emri yt në Fushë Arrëz, Pukë, këtu, dhe në Shkodër qarkullon si votëblerësi më i madh. Ky është krim i shëmtuar, krim elektoral, monstruoz. Vjen, nxjerr lista deputetësh, nxjerr lista kandidatësh, na thuaj pak çfarë ke bërë ti për banorët e Vaut të Dejës, Pukës dhe Fushë Arrëzit? I ke shërbyer xhepit dhe pasurisë tënde. Absolutisht. Sepse ti Tom, duke i shërbyer Edi Ramës për vota, natyrisht ai të bën 100-favore, për taksa, për leje e për të gjitha dhe partinë e more nga një kriminel elektoral. Ja pse pushteti i bandës, diktatura e bandës është diktatura më e keqe.

Sondazh

Poll