Politike

Berisha: Më 14 maj, nga jugu në veri, ne shkojmë të sigurtë drejt një fitore historike

Ai tha gjithashtu se pushteti i përqëndruar në duart e një njeriu, ka rënduar mbi shpinën e shqiptarëve.

30 Prill 2023, 19:44 Nga F.M
Berisha: Më 14 maj, nga jugu në veri, ne shkojmë të
Sali Berisha

VAU I DEJËS- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Shqipëria zotërohet nga diktatura, referuar qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Teksa prezantonte kandidatin e tij në Vaun e Dejës, Berisha tha se më 14 maj, PD-ja do të korrë një fitore historike. Ai tha gjithashtu se pushteti i përqëndruar në duart e një njeriu, ka rënduar mbi shpinën e shqiptarëve.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Me programin që paraqiti Zef Hila, tregoi se i njeh të gjitha hallet dhe problemet e banorëve të kësaj bashkie. Por Zef Hila ka gati edhe projektet, zgjidhjet për këto probleme, dhe do ti bëjë realitet. Me 14 maj, ne shkojmë të sigurtë drejt një fitore historike. Kudo që shkoj, nga jugu në veri, flladi i fitores po fryn në mbarë vendin. Drita e saj, po ndriçon mendjet mendjet e qytetarëve shqiptarë. Kudo qytetarë idealist janë të angazhuar në një fushatë elektorale të pashembullt që nga viti 1990 e deri më sot. Hajmeli dhe Vau i Dejës dhe në tërësi, që i njeh më mirë se kushdo tjetër se çdo të thotë pushtet në duart e një njeriu. Pushtet në duart e një njeriu është faktuar në histori, dhe më shumë se tek kushdo tjetër në kurrizin e shqiptarëve, të haljmelasve si forma më e egër, çnjerëzore e pushtetit. Pushteti i një njeriu ekziston në diktaturat komuniste, që bazohen në ideologjitë njerëzore marksiste-leliniste dhe ne e përjetuam atë. Bazohen në diktaturat ushtarake, ku junta kolonelësh apo ushtarakësh marrin pushtetin dhe me ligje ushtarake ushtrojnë pushtetin e tyre mbi qytetarët. Por do ju them sonte këtu, se mes të gjitha formave të diktaturave, studiuesit, historianët e mëdhenj, formën më të keqe, më të egër konsiderojnë diktaturën e bandave, banditit. Dhe kjo diktaturë është sot realitet në Shqipëri.

sali berisha fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll