Politike

"Ia morëm Berishës"/ Kreu i PD-Ramës: Beneti ia shiti shpirtin dreqin që erdhi tek ti, ka bërë gabim fatal të jetës së tij

Ai madje tha se në Kuvend për qytetarët e Shkodrës kanë folur Zef Hila dhe Greta Bardeli, ndërsa Beci nuk e ka bërë asnjëherë.

30 Prill 2023, 20:20 Nga F.M
"Ia morëm Berishës"/ Kreu i PD-Ramës: Beneti ia shiti
Sali Berisha

VAU I DEJËS- Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili deklaroi sot se Benet Becin e kanë marrë nga Partia Demokratike për ta kandiduar si kryebashkiak. Në fjalën që po mbante në Vaun e Dejës, Berisha e konsideroi gabimin më fatal të jetës së tij kandidimin e Becit në Bashkinë Shkodër. Ai madje tha se në Kuvend për qytetarët e Shkodrës kanë folur Zef Hila dhe Greta Bardeli, ndërsa Beci nuk e ka bërë asnjëherë.

Pjesë nga deklarata e Berishës: 

Sot në qarkun e Shkodër ishte edhe Edi Rama, dhe shkoi si një primitiv, beson se duke mbjellë ndasi fetare në Malësinë e Madhe, kujton se mund të merrte vota. Por ai nuk e njeh historinë e Malësisë së Madhe. Malësinë e Madhe, Malësinë e mirë janë përpjekur me qindra herë, armiq, pushtues, e kushdo tjetër që ti ndërsejnë kundër njëri tjetrit, por nuk ja kanë arritur kurrë. Aty muslimanët dhe katolikët, kanë luftuar së bashku, kanë qëndruar së bashku dhe kanë vdekur për vdekur për vendin së bashku dhe aty shkon dhe përdor këtë term, në një kohë kur e vërteta është se besimi, feja e tij është vetëm paraja, dhe jo ajo e fituara me djersë, por e vjedhur. Në Shirokë fliste për Benetin. Po edhe unë tani do të flas për Benetin. Sa herë Zef Hila, Greta Bardeli dhe deputetë të tjerë kanë ngritur zërin për qytetarët e Shkodër, sa herë ka folë Benet Beci për Shkodër. Asnjëherë, asnjëherë. Unë e njoh dhe një ditë jam shprehur, ka bërë gabim fatal të jetës së tij, paraqitet ai për të përfaqësuar Edi Ramën, armikun më të egër të Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë. I ka shitur shpirtin dreqit dhe u mor me ty.

sali berisha fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll