Politike

Veliaj: I riu do jetë më moderni në rajon, Teatrin Kombëtar duhet ta kishim shembur më parë

Veliaj u shpreh se ndërtimi i teatrit të ri është gati, ka një kompani dhe janë kryer të gjitha studimet gjeologjike në zonë.

30 Prill 2023, 20:35 Nga DOSJA
Veliaj: I riu do jetë më moderni në rajon, Teatrin Kombëtar
Erion Veliaj

TIRANË- Kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha në një intervistë në emisionin Review në Euronews Albania se teatri i vjetër ishte plotësisht i amortizuar dhe ndërhyrja për prishjen e tij duhet të kishte ndodhur me herët.

Veliaj u shpreh se ndërtimi i teatrit të ri është gati, ka një kompani dhe janë kryer të gjitha studimet gjeologjike në zonë. Sipas kryebashkiaku teatri i ri do jetë më moderni në Evropën Juglindore, i pakrahasueshëm me rajonin.

“Teatri duhet të kishte mbaruar më parë, e kam inatin me veten se kaluam vite të tjera duke negociuar dhe vjen një moment kur duhet të thuash detyra ime është të marr vendime. Në rastrin e teatrit kam pak faj, po të prishej me herët nuk do na kishte kapur cikli i rritjes së çmimeve të ndërtimit. Ishte një ngrehinë totalisht, për  tre vite nuk përdorej fare. U kthye në një situatë tragjikomike, u përdor politikisht nga njerëz që kanë bërë të njëjtën gjë si tek Astiri. Do jetë një kantier i rëndësishëm për qytetin. Kemi vendosur të mos përdorim pedonalen si hyrje në kantier, do përdorim ish-drejtorinë e  burgjeve, që do të prishet. Tashmë ka një kompani për ndërtimin e teatrit, është bërë piketimi i shtresës gjeologjike. Tirana do ketë teatrin më modern në Evropën Juglindore”, tha Veliaj.

Marrë nga Euronews

erion veliaj fushata 2023

Sondazh

Poll