Politike

Takimi me qytetarët në Kombinat, Qorri: Sot nuk ka demokraci, njerëzit kanë frikë

Qorri u shpreh se njerëzit sot janë më të frikësuar se në vitet '90, duke shtuar se kanë frikë të kritikojnë, të flasin e madje të thonë të vërtetat.

1 Maj 2023, 08:39 Nga A.B
Takimi me qytetarët në Kombinat, Qorri: Sot nuk ka demokraci,
Arlind Qorri

TIRANË- Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qorri, zhvilloi një ditë më parë një takim me qytetarët e Tiranës, në Kombinat. Përballë tyre, Qorri u shpreh se njerëzit sot janë më të frikësuar se në vitet '90, duke shtuar se kanë frikë të kritikojnë, të flasin e madje të thonë të vërtetat. Po ashtu, ai ironizoi edhe pushtetarët, që sipas tij kanë mjete që kushtojnë sa një pallat i tërë.

"Në takimet tona ka më shumë njerëz që rrinë larg dhe dëgjojnë. Në Shqipërinë e vitit 2023, njerëzit akoma kanë frikë, në 1990, 1991, kur ishim zyrtarisht diktaturë njerëzit dolën në rrugë dhe nuk e çanë kokën. Thanë do vrasim e do bëjëm gjithcka pasi duam demokraci. Sot nuk ka demokraci aty ku shumicën dërrmuese e qytetarëve e vjedhin dhe batërtisin, aty ku qytetari ka frikë të kritikojë, aty ku pushtetarët vijnë me makina që kushtojnë sa një pallat i tërë. Nuk ka demokraci aty ku të helmon uji që duhet të ishte i pijshëm"- tha Qorri ndër të tjera. 

arlind qorri

Sondazh

Poll