Sport

Serie A/ Roma-Milan 1-1, ndeshje e çmendur në “Olimpico"! Saelemaekers i përgjigjet Abrahamit në kohën e shtuar...

Pak emocione në Olimpico deri në kohën e lëndimit: anglezët e zhbllokojnë në minutën e 94-të, belgu barazon në minutën e 97-të.

29 Prill 2023, 21:06 Nga DOSJA

Serie A/ Roma-Milan 1-1, ndeshje e çmendur në “Olimpico"!

ITALI - Dueli për Champions League ndërmjet Romës dhe Milanit, javën e 32-të të Serisë A përfundoi në barazim 1-1, pas një finale emocionuese: dy skuadrat qëndrojnë krah për krah në vendin e katërt me nga 57 pikë, por rrezikojnë të kalohen nga Interi në rast fitoreje të zikaltërve ndaj Lazios. 

U desh një fund i çmendur i ndeshjes për të mbushur 90 minutat e para, sigurisht plot bujari, por jo gjithmonë të drejtë, mes AS Roma dhe AC Milan. Teksa dy skuadrat ishin gati të largoheshin me një barazim pa gola, Tammy Abraham mendoi fillimisht t'i jepte fitoren verdhekuqve të tij, në goditjen e parë në portën e takimit, në 90’+4. 

Por Alexis Saelemaekers barazoi në gong (90’+7) për të marrë një rezultat (1-1) që në fund përmbledh mirë logjikën e këtij takimi.

Sepse dy skuadrat kanë qenë prej shumë kohësh, të barabarta. AC Milan dominoi (65% posedim), por u pengua nga një mbrojtje romake e vendosur mirë. Nga ana e tyre vendasit favorizuan kundërsulmet. Megjithatë, njëri si tjetri nuk mund të konkludonte.

Faji i shumë pasaktësive, si tentativat e shumta të dështuara (8’, 17’, 21’, 31’) apo kundërpërgjigje nga të dyja palët. Edhe kur sulmuesit arritën të kuadronin, gjuajtjet e tyre nuk mundën të mashtronin portierin kundërshtar. Rezultati 1-1 edhe pse nuk kënaqi askënd, ishte më i drejtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll