Sport

Kumbulla në “trenin” e fundit sot kundër Milanit?

Por pas mungesës së Smalling dhe Llorentes, portugezi zgjodhi që të aktivizojë Kumbullën dhe të mos ndërrojë modulin e lojës.

29 Prill 2023, 17:41 Nga DOSJA
Kumbulla në “trenin” e fundit sot kundër Milanit?

ITALI - Roma do të përballet kundër Milanit në orën 18:00 të ditës së sotme. Ky do të jetë shansi i fundit për Marash Kumbullën që të tregojë vlerat e tij përpara merkatos verore. Mbrojtësi i Kombëtares është kthyer në preferencën e fundit të trajnerit Murinho.

Por pas mungesës së Smalling dhe Llorentes, portugezi zgjodhi që të aktivizojë Kumbullën dhe të mos ndërrojë modulin e lojës. Nëse lojtari shqiptar do të ketë një tjetër performancë të dobët, kjo me siguri do të jetë ndeshja e fundit me fanelën e Romës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll