Sport

Tifozët e Napolit “varrosin” rivalët e tyre në Serie A, në pritje të titullit të tretë! Imazhe të pabesueshme nga qyteti nën Vezuv...

Nëse Napoli fiton të dielën në shtëpi kundër Salernitanës, dhe Lazio nuk fiton jashtë fushe kundër Interit, atëhere të dielën, qyteti nën Vezuv do të festojë titullin.

29 Prill 2023, 16:34 Nga DOSJA

Tifozët e Napolit “varrosin” rivalët e tyre në Serie

ITALI - Tifozët e Napolit janë jashtëzakonisht afër që të përjetojnë ardhjen nën Vezuv të titullit të tretë në historinë e klubit. Në pritje të këtij momenti, që mund të ndodhë edhe të dielën, kanë dërguar për të mos thënë një mesazh interesant.

Ata improvizuan një varrezë, ku fiksuan kryqe që kishin të vizatuara emblemat e kundërshtarëve të këtij sezoni në Serinë A. Përveç kësaj, në qendër u vendos një arkivol ku ishin vendosur shalle me katër skuadrat e mëdha nga Italia Veriore, Juventus, Milan, Interi dhe Torino, urrejtja ekzistuese mes jugut dhe veriut të “Çizmes” që njihet.

Mesazhi i shfaqur ishte më shumë se sugjestiv: "Për të gjithë Italinë, një dhimbje mizore/  Pas kaq vitesh, të vendosa në kryq", duke aluduar se Napoli nuk ka fituar një titull prej 33 vitesh, që nga viti 1990, në një kohë kur Diego Armando Maradona vazhdonte të performonte në stadiumin që tani mban emrin e tij dhe Seria A.

Tifozët e Napolit “varrosin” rivalët e tyre në Serie

Napoli është tani vetëm një fitore larg titullit të tretë në historinë e tyre me 7 raunde të mbetura për të luajtur në këtë sezon të Serisë A. Skuadra e Luciano Spallettit ka 17 pikë epërsi ndaj Lazios të vendit të dytë.

Nëse Napoli fiton të dielën në shtëpi kundër Salernitanës, dhe Lazio nuk fiton jashtë fushe kundër Interit, atëhere të dielën, qyteti nën Vezuv do të festojë titullin. Nëse ky skenar nuk realizohet, skuadra e Spallettit do të mund ta marrë matematikisht titullin në ndeshjen tjetër, kur do të udhëtojë për duelin me skuadrën e Udineses.

Përveç kampionatit të vitit 1990, Napoli ishte edhe “mbretëresha” e Italisë në vitin 1987, kjo falë edhe legjendarit Diego Armando Maradona. Tani, Victor Osimhen dhe Khvicha Kvaratskhelia janë idhujt e rinj të tifozëve napolitan.

Vitet e fundit, skuadra bardheblu iu afrua shumë titullit të Serisë A në sezonin 2017-2018, kur u përkul në njëqind metrat e fundit ndaj rivalëve të tyre të mëdhenj Juventus.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll