Sport

Presidenti Duka vizitë në Prishtinë, takon homologun Agim Ademi dhe i garanton mbështetje FFK-së dhe futbollit kosovar

“I shpreha mbështetjen time presidentit Ademi dhe e garantova se do të jemi gjithmonë pranë FFK-s dhe futbollit kosovar në projektet, sfidat dhe iniciativat që kanë ndërmarrë,”- shprehet Duka.

29 Prill 2023, 20:22 Nga DOSJA

Presidenti Duka vizitë në Prishtinë, takon homologun Agim Ademi

PRISHTINE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka qenë sot në Prishtinë, ku është takuar me Agim Ademin, president i Federatës së Futbollit të Kosovës. Ai i ka garantuar mbështetje të gjithashme mikut të tij, të cilën e ka publikuar edhe në faqen e tij në Facebook.

“E shtunë e bukur sot në Prishtinë, për një vizitë në Federatën e Futbollit të Kosovës, ku u takova me homologun e mikun tim Agim Ademi.

I shpreha mbështetjen time presidentit Ademi dhe e garantova se do të jemi gjithmonë pranë FFK-s dhe futbollit kosovar në projektet, sfidat dhe iniciativat që kanë ndërmarrë.

Urojmë shumë që procesi i licensimit të FFK-së të përmbyllet në kohën më të parë të mundshme dhe të gjithë së bashku të bashkojmë forcat e energjitë në projektet afatshkurtra dhe afatmesme të Federatës dhe presidentit Ademi për mbylljen me sukses të garave dhe paraqitjen dinjitoze të klubeve të Kosovës në kompeticionet europiane.

Në të njëtën kohë i shpreha i urova shumë suksese përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet e rradhës kualifikuese për Kampionatin Europian ndaj Bjellorusisë dhe Rumanisë,” - shkruar presidenti Duka, i cili ka marrë si dhuratë nga homologu i tij Ademi një fanelë të përfaqësueses së Kosovës të personalizuar.

Presidenti Duka vizitë në Prishtinë, takon homologun Agim Ademi

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll