Sport

Zbulohet përmbajtja e deklaratës së fundit e Dani Alves në gjykatë: “E pyeta dy herë, nëse i pëlqente dhe më tha po”

Cadena SER kishte akses në transkriptin e plotë të asaj që tha ish-futbollisti përpara gjykatësve

29 Prill 2023, 19:13 Nga DOSJA

Zbulohet përmbajtja e deklaratës së fundit e Dani Alves në

SPANJE - Dani Alves ndodhet në burg që nga 20 janari për një rast të dyshuar përdhunimi. Sipas Prokurorisë së Barcelonës, ish-futbollisti brazilian do të kishte sulmuar seksualisht një grua të re në klubin e natës Sutton në Barcelonë. Përveç kësaj, ajo hodhi poshtë atë që kërkoi mbrojtja e Dani Alves, pra lirimin e përkohshëm.

Pasi një video e regjistruar nga kamerat e sigurisë së klubit të natës doli në dritë dhe në të cilën gazetari Nacho Abad kishte akses, Cadena SER tani ka zbuluar një pjesë të asaj që tha Dani Alves në deklaratën e tij, me kërkesë të mbrojtjes së tij, para gjykatësit më 17 prill. Sipas viktimës, nuk ka pasur dhunim për të kryer marrëdhënie seksuale, por ish-lojtari i culé thotë se ka qenë një akt i rënë dakord mes të dyve.

Çfarë ndodhi atë natë në klubin e natës Sutton, sipas Dani Alves?

Ish-futbollisti ka shkuar në klubin e natës së lartpërmendur me mikun e tij Bruno dhe të dy kanë shkuar në tavolinën e tij: “Na vendosën aty për faktin e thjeshtë që kjo tavolinë ka një banjë”. Menjëherë pas kësaj, kamarieri donte t'i prezantonte me tre vajza: "Ato vajza erdhën në kabinën tonë, ne nuk kundërshtuam."

Sipas asaj që tregon Dani Alves, të gjithë ishin sintonizuar menjëherë. Më pas, ai filloi të kërcente me viktimën e supozuar: "Disponimin e saj të mirë e vura re nga mënyra se si kërcente, si më afrohej, si shkëmbyem pozicionet... Unë i thashë që t’i lëvizte të gjitha në tualet. Ajo më tha po dhe se s'kishte problem. I thashë që do të shkoja i pari në banjo dhe do ta prisja Brenda,"- ka deklaruar Dani Alves.

Natyrisht, versionet e viktimës së supozuar dhe Dani Alves nuk përputhen. Vajza siguron se ish-futbollisti e ka goditur para se ta përdhunojë, ndërsa braziliani pohon se ka pasur pëlqim të ndërsjelltë. Përveç kësaj, ai thotë se janë puthur dhe se ajo i ka bërë seks oral: “E pyeta dy here, nëse i pëlqente dhe më tha po”. Pas kësaj, supozohet se Dani Alves i tha asaj se do të largohej para saj, për të mos ngjallur dyshime.

Pas kësaj, vajza ka dalë në rrugë ku ka shpërthyer në lot. Pasi kanë dalë jashtë, Dani Alves dhe Bruno, kanë kaluar pranë të resë pa thënë asgjë, siç shihet edhe në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë të klubit të natës Sutton. “Po ta kisha parë në dalje në lot, do të kisha ndaluar për ta pyetur se çfarë i kishte ndodhur, sepse deri atëherë gjithçka ishte në rregull... Unë isha thjesht bashkëpunëtor i dëshirës që ajo kishte, të cilën e kasha edhe unë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll