Sport

Kupa e Francës/ Macron do t'i përshëndesë lojtarët... por në dhomat e zhveshjes

Kreu i shtetit francez nuk do të zbresë në fushën e “Stade de France” këtë të shtunë para fillimit të finales mes Nantes dhe Toulouse.

29 Prill 2023, 19:29 Nga DOSJA

Kupa e Francës/ Macron do t'i përshëndesë

FRANCE - Emmanuel Macron do ta respektojë traditën. Të paktën pjesërisht... Presidenti i Republikës së Francës do t’i përshëndesë lojtarët e Nantes dhe Toulouse (21:00) shumë përpara fillimit të finales së Kupës së Francës, por, sipas shoqëruesve të tij, ai nuk do të zbresë në fushën e “Stade de France”, por do t’i takojë lojtarët para se ata të hyjnë në fushë.

“Ndërsa bilbilat janë pjesë e një folklori të caktuar në “Stade de France”, presidenti i Francës ka respektuar gjithmonë traditën e përshëndetjes së lojtarëve, të cilën ai e ka rikthyer, shpjegojnë ata që e rrethojnë. 

Megjithatë, këtë vit nuk mund të mohohet vullneti i disa drejtuesve politikë dhe sindikalistë për të orkestruar një ngjarje që synon të largojë vëmendjen e mbrëmjes nga lojtarët, ndeshja, kupa, sporti dhe shpirti festiv, por nga një betejë politike. Ndaj presidenti Macron do t'i përshëndesë lojtarët, siç ka bërë gjithmonë që nga viti 2017, para se të hyjnë në fushë.”

Që nga fillimi i mandatit të tij të parë në 2017, kreu i shtetit francez ka zbritur gjithmonë në fushë për të përshëndetur lojtarët dhe trajnerët para fillimit të finales. Vitin e kaluar, ai përgëzoi gjyqtarët, lojtarët dhe trajnerët e Nice dhe Nantes në fushë, nën shoqërinë e Noël Le Graët, i cili ka humbur postin në krye të Federatës Franceze të Futbollit.

Një tjetër ndryshim: në nivelin e protokollit të dhënies së trofeut, fituesi i këtij takimi do të shkojë ta marrë kupën në galerinë presidenciale dhe jo në fushë, siç njofton selia e policisë së Parisit, për të shmangni rrezikun e pushtimit të fushës.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll