Sport

Kumbulla i pafat, vetëm 15 minuta zgjat ndeshja për të kundër Milanit

Pas një përplasjeje me Olivier Girud mbrojtësi kombëtares shqiptare ka pësuar një dëmtim në gju që ia kushtëzoi vazhdimin e ndeshjes

29 Prill 2023, 18:31 Nga DOSJA
Kumbulla i pafat, vetëm 15 minuta zgjat ndeshja për të

ITALI - Ka zgjatur vetëm 15 minuta ndeshja Roma-Milan për mbrojtësin kuqezi Marash Kumbulla. Një përplasje e pavullnetshme mes tij dhe sulmuesit të Milanit, Olivier Giroud, me sa duket ka qenë e dhimbshme për mborjtësin shqiptar.

U bë një tentative për ta mbajtur ende në fushë, por ishte e pamundur, duke e detyruar Mourinhon që ta zvendësojë në një ndeshje rikthimi dhe kaq të rëndësishme për Kumbullën, i cili priste të rifitonte sërish besimin e trajnerit portugez.

Gjithashtu do të ishte një shans i mirë për të, për të evituar daljen në shitje, pasi prej kohësh përflitet që Roma mund ta nxjerrë në shitje në merkaton e kësaj vere.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll