Sport

VIDEO/ Pas fitores në “Adush Muça”, kurbinasit nisin ‘vrapin’ drejt Europës! Bylisi krijon raste, por golat i shënon Laçi…

Bardhezinjtë kurbinas regjistruan ndeshjen e katërt pa humbje nën drejtimin e trajnerit Stavri Nica, të cilët tani arrijnë në kuotën e 43 pikëve, duke u barazuar përkohësisht me Egnatian e vendit të tretë.

29 Prill 2023, 17:26 Nga DOSJA

VIDEO/ Pas fitores në “Adush Muça”, kurbinasit nisin

BALLSH - Një ndeshje ku rezultati përcakton situate diametralisht të kundërt. Laçit arrin një fitore të çmuar që i hap oreksin për Europën, ndërsa Bylisi humbi një mundësi për të shpresuar të dalë nga zona e kuqe.

Në javën e 31-të të Superiores, kurbinasit e Laçit fitojnë 2-0 ndaj ballshiotëve të Bylisit. Bardhezinjtë laçianë regjistruan ndeshjen e katërt pa humbje në Superiore nën drejtimin e trajnerit Stavri Nica, të cilët tani arrijnë në kuotën e 43 pikëve, duke u barazuar përkohësisht me Egnatian e vendit të tretë.

Në stadiumin “Adush Muça” nuk munguan rastet, me Bylisin që ishte më kërkues dhe ngacmonte më tepër në portën e Laçit, megjithatë kurbinasit u mbrojtën mirë, duke shmangur disa herë rrezikun. Në minutën e 31-të, Barjamaj nga e djathta shërbeu saktë për 19-vjeçarin Bibo, i cili arriti të godiste saktë brenda zone dhe 1-0.

Në pjesën e dytë Bylis kishte më shumë iniciativë, krijoi epërsi dhe raste, ndërkohë që kurbinasit bardhezinjtë e menaxhuan mjaft mirë epërsinë. Madje, në fundin e ndeshjes Babatunde (90’+2) arriti të shënonte golin e dytë dhe të firmoste fitoren 2-0 për Laçit.

Pas këtij rezultati, Laçi, me 43 pikët e grumbulluara, duket se ka nisur ‘vrapin’ drejt Europës. Sakaq Bylis komplikon akoma dhe më shumë pozitën e saj duke mbetur në zonën e rënies me 33 pikë, e do i duhet të bëjë të pamundurën që në 5 javët e fundit së paku të shmangë rënien direkt nga Superiorja.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll