Sport

Arbitri i Borussia-Bochum pranoi publikisht se ka bërë një gabim të rëndë: “Ndihem tmerrësisht keq. Ishte penallti”... (video)

Borussia Dortmund, lider në Bundesligë, humbi dy pikë të çmuara në fushën e VfL Bochum, teksa barazoi 1-1, në ndeshjen hapëse të javës së 30-të.

29 Prill 2023, 16:58 Nga DOSJA

Arbitri i Borussia-Bochum pranoi publikisht se ka bërë një gabim

GJERMANI - Anthony Losilla, kapiteni i Bochumit, hapi rezultatin në minutën e 5-të ne ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit, por mysafirët barazuan pas vetëm 122 sekondash, me anë të Karim Adeyemi.

Borussia Dortmund ka dy pikë epërsi ndaj Bayern Munichut, kampioni në fuqi, i cili mund të rikthehet në vendin e parë të renditjes, në rast të fitores në ndeshjen kundër Hertha Berlin, të planifikuar për të dielën në “Allianz Arena”.

Bavarezët, që synojnë titullin e njëmbëdhjetë radhazi kombëtar, po kalojnë një periudhë më pak të lavdishme sportive, duke mos fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e fundit të luajtura, të gjitha nën drejtimin e Thomas Tuchel, i cili u emërua si trajner i bavarezëve më 24 mars.

Gabim i rëndë gjyqtarëve, i pranuar publikisht

Sascha Stegemann ka pranuar përmes deklaratave të bëra në shtypin gjerman, se ka bërë një gabim të rëndë arbitrimi. Borussia Dortmund duhet të kishte marrë një penallti në minutën e 64-të, pas një dueli mes Danilo Soares dhe Karim Adeyemi. Gjyqtari kryesor nuk kërkoi ndihmën e video-arbitrit dhe nuk diktoi penallti.

Arbitri i Borussia-Bochum pranoi publikisht se ka bërë një gabim

“Pasi pashë regjistrimet, është penallti. Por nuk e pashë kështu në fushë. Arbitri në dhomën e VAR-it nuk mendoi se duhej të vlerësoja fazën. Ishte një gabim dhe ishte një penallti. Mbrojtësi nuk luajti topin, por goditi lojtarin kundërshtar. Ndihem tmerrësisht, keq. Ishte një natë shumë e shkurtër, nuk ndihem aspak mirë”,- tha Sascha Stegemann, sipas Bild.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll