Sport

Në moshën 41-vjeçare, Zlatan Ibrahimovic edhe pse pret, e ka vendosur! Çfarë planesh ka ai për të ardhmen?...

“Ibra” dëshiron të luajë sërish në sezonin e ardhshëm, por mbetet të shihet se çfarë do të vendosin drejtuesit e Milanit.

29 Prill 2023, 15:59 Nga DOSJA

Në moshën 41-vjeçare, Zlatan Ibrahimovic edhe pse pret, e ka

ITALI - Edhe pse ka luajtur vetëm në katër ndeshje këtë sezon, duke marrë parasysh që ka qëndruar larg fushës për shkak të dëmtimit, Zlatan Ibrahimovic nuk po mendon për pension dhe duket se ka bërë planin e tij për sezonin e ardhshëm, vëren gazetari Nicolo Schira.

“Ibra” dëshiron të luajë sërish në sezonin e ardhshëm, por mbetet të shihet se çfarë do të vendosin drejtuesit e Milanit. Nëse kuqezinjtë nuk i zgjasin kontratën, Zlatan ka edhe opsionin e një transferimi te Monza, skuadra e Silvio Berlusconit.

Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli foli në një konferencë për shtyp dhe theksoi se Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në skuadër dhe është mirë, edhe nëse nuk do të jetë në gjendje të luajë 90 minutat e plota në një ndeshje. “Ibra është në start: ai është i kufizuar në autonomi, por kjo është në rregull”, tha Pioli.

Në moshën 41-vjeçare, Zlatan Ibrahimovic edhe pse pret, e ka

Zlatan Ibrahimovic luajti gjatë gjithë karrierës së tij në skuadra si FBK Balkan, Malmo FF, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, ​​AC Milan, Paris Saint-Germain, Manchester United, LA Galaxy.

Ai bëri më së shumti ndeshje ai ka bërë me skuadrën pariziene, PSG. Suedezi ka bërë 180 paraqitje, ku ka arritur të shënojë 156 gola dhe të asistojë në 61 situata, në rreth 15,000 minuta të kaluara me fanelën e klubit parizien.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll