Gara për kryeprokurorin/ Shtyhet mbledhja e KLP-së, kërkohet më shumë kohë për shqyrtimin e dosjeve
1 Tetor 2019, 10:10Nga DOSJA
Tiranë- Shtyhet mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi është kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar kandidaturat për kryeprokuror.
Mësohet se mbledhja ka zgjatur vetëm pak minuta. Pas përfundimit të mbledhjes nënkryetari i KLP Alfred Balla u shpreh se shtyrja është një procedurë normale, teksa shtoi se tashmë janë drejt përfundimit edhe procedurat e ankimimit për kandidatët e SPAK, dhe do të jetë këshilli që do të vendosë nëse ai do të jetë funksionalë me më pas se 10 anëtarë.
“Shtyrja është një procedurë normale. U kërkua nga disa anëtarë që të njihen me kandidaturat dhe të kenë disa materiale shtesë. Në draft kemi pikëzuar rregulloren tonë. Është përcaktuar që kriteret për Prokuror të përgjithshëm bëjnë fjalë për formimin profesionale, kriteret morale. Jemi në pritje të mbarimit të procedurave të ankimimit për dy kandidatë të SPAK”, deklaroi Alfred Balla.
Në garë janë Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela. Pak ditë më parë u skualifikua nga gara Lulzim Alushaj, pasi nuk plotësoi kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist, ndërkohë që pritet nëse do ta ankimojë vendimin.
Disa ditë më parë kreu i KLP-së Gent Ibrahimi deklaroi se brenda muajit shtator do të miratohet lista e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Ai theksoi se SPAK mund të ngrihet edhe me më pak se 10 anëtarë.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku u mor në pyetje paraditen e të hënës në Prokurorinë e Tiranës, pas regjistrimit të një kallëzimi penal për shp...
Tiranë- Një ish-polic ka denoncuar në emisionin investigativ, “Ajsberg” të gazetarit Artur Çani në Televizionin Fax News, një ngjarje e cila ka ndodhur n...
Aktualitet 1 Tetor 2019, 09:22
LUSHNJE– Dosja.al ka siguruar foto të Besmir Hidës, vetëm pak sekonda pasi 35-vjeçari mbeti i vrarë me kallashnikov. Në fotot e mëposhtme, tregtari i mak...
Shijak-Mbrëmjen e 29 shtatorit u terrorizua qyteti i Shijakut, pasi pati breshëri plumbash ndaj një makine ku ndodhshin dy persona.Sipas policisë breshëri plumb...
SHKODËR- Ndalohet nga Policia në Muriqan, Shkodër një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.Sipas njoftimit të policisë, u ndalua ...
TIRANË-Pas kalimit të dosjes tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, Izet Haxhiaj merret për herë të parë në pyetje nga hetuesit shqiptar. Mësohet se Haxhia ësh...
LUSHNJE– Qyteti i Lushnjes është tronditur mëngjesin e sotëm, teksa Besmir Hida, tregtari i makinave u ekzekutua me breshëri kallashnikovi. Dosja.al ka zbardhur...
Vlorë- Tensione ka pasur ditën e sotme në Radhimë pasi janë prishur disa ndërtesa nga IKMT-ja. Banorët janë përplasur sërish me policinë dhe zyrtarët e IKMT-së ...
LUSHNJE– Është gjetur një automjet i djegur në qytetin e Lushnjes në lagjen “Sarave” në autostradë. Automjeti dyshohet se është përdorur nga dy autorët që...