Dosja Hajdari, Izet Haxhia merret në pyetje tek Krimet e Rënda
1 Tetor 2019, 08:52Nga DOSJA
TIRANË-Pas kalimit të dosjes tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, Izet Haxhiaj merret për herë të parë në pyetje nga hetuesit shqiptar. Mësohet se Haxhia është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Kur dosja të nisë rigjykimin nga e para tek Krimet e rënda, Izet Haxhia pritet të kërkojë sërish hetimin në gjendje të lirë, siç ka bërë edhe pas ekstradimit në Shqipëri, kërkesë që u rrëzua. Po ashtu, Izet Haxhia ka kërkuar dëshminë e afro 60 personave ish-zyrtarë që kanë qeverisur në atë kohë, mes të cilëve edhe ish-presidentit Sali Berisha.
Kalim i dosjes tek Krimet e Rënda është bërë nga Prokuroria gjatë dy seancave të kaluara, pasi kërkoi nga Gjykata shpalljen e moskompetencës, për shkak se vrasja e funksionarëve publik, tashmë hetohet dhe gjykohet nga Krimet e Rënda.
Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë, Haxhia është rikthyer në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LUSHNJE– Qyteti i Lushnjes është tronditur mëngjesin e sotëm, teksa Besmir Hida, tregtari i makinave u ekzekutua me breshëri kallashnikovi. Dosja.al ka zbardhur...
Vlorë- Tensione ka pasur ditën e sotme në Radhimë pasi janë prishur disa ndërtesa nga IKMT-ja. Banorët janë përplasur sërish me policinë dhe zyrtarët e IKMT-së ...
LUSHNJE– Është gjetur një automjet i djegur në qytetin e Lushnjes në lagjen “Sarave” në autostradë. Automjeti dyshohet se është përdorur nga dy autorët që...
Lushnje- Për vrasjen e Besmir Hidës në Lushnjë, mëngjesin e sotëm, gazetari Artan Hoxha ka treguar se është e njëjta dorë dhe e njëjta skenë krimi që sipas tij ...
LUSHNJE– Kanë dalë pamjet nga vendi i ngjarjes ku u vra me plumba kallashnikovi tregtari Besnik Hida. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Dosja.al,...
TIRANË– Një burrë që sajoi një kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama në ...
Fushë- Krujë/ Dhuna në burgje vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha në Shqipëri për të gjithë ata që vuajnë dënimin në këto institucione.Një denoncim ng...
Tiranë- Ditën e sotme mbyllen transmetimet analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës. Kështu ka vendosur në mbledhjen e një dite më parë AMA, ku theksohet se janë sht...
VLORË– IKMT-ja ka nisur sërish aksionin në Radhimë për të prishur objektet që një ditë më parë u lanë pa shembur pas përplasjeve që patën me pronarët. Sot ...