Aktualitet

1 Tetor 2019, 09:22 Nga DOSJA

LUSHNJEDosja.al ka siguruar foto të Besmir Hidës, vetëm pak sekonda pasi 35-vjeçari mbeti i vrarë me kallashnikov. Në fotot e mëposhtme, tregtari i makinave shihet i shtrirë në katin e dytë të lokalit dhe vendi rreth tij është rrethuar me gjak.

Madje gjaku, si pasojë e plumbave të kallshnikovit, ka kulluar deri në pjesën poshtë ballkonit të lokalit.

Hida, daja i Zamir Latifit, anëtari i bandës së Aldo Bares mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm rreth orës 08:15, teksa sapo ishte ulur të pinte kafe në lokalin e lagjes.

Hida u ekzekutua me breshëri kallashnikovi nga dy persona të maskuar dhe mbeti i vdekur në vend si pasojë e plagëve. Menjëherë pas krimit të rëndë, dy autorët u larguan nga vendngjarja me një automjet, i cili u gjet i djegur pak minuta pas vrasjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet tregtari besmir hida vrasje ne lushnje zamir latifi ekzekutohet tregtari besmir hida vrasje ne lushnje zamir latifi

Sondazh

Poll