Masakra e Lushnjes i ‘mori’ nipin, kush është tregtari që u vra sot, daja i Zamir Latifit u ‘sinjalizua’ për jetën&
1 Tetor 2019, 08:47Nga DOSJA
LUSHNJE– Qyteti i Lushnjes është tronditur mëngjesin e sotëm, teksa Besmir Hida, tregtari i makinave u ekzekutua me breshëri kallashnikovi. Dosja.alka zbardhur dinamikën e ngjarjes, teksa mësohet se gjithçka ka ndodhur në një lokal në katin e dytë në lagjen “Skënder Libohova”, në orën 08:15.
Hida u ekzekutua teksa po pintekafe i vetëm me breshëri kallashnikovi nga dy persona të maskuar dhe mbeti i vdekur në vend si pasojë e plagëve. Menjëherë pas krimit të rëndë, dy autorët u larguan nga vendngjarja me një automjet, i cili u gjet i djegur pak minuta pas vrasjes.
Por kush ishte Besmir Hida?
35-vjeçari ishte një tregtar makinash. Ai kishte një pikë grumbullimi automjetesh të vjetra në Lushnje ku dhe ushtronte aktivitetin e tij.
Besmir Hida ishte daja i Zamir Latifit, të riut që mbeti i vrarë në masakrën e Lushnjes, ngjarje e ndodhur në vitin 2017. Latifi u vra në një atentat që dyshohet se u krye nga Laert Haxhiu. Ky i fundit u fut brenda në lokal për ta vrarë Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares, që njihet si kreu i bandës së Lushnjës.
Plumbat vërshuan mbi kokën dhe trupin e Latifit gjithashtu.
Besnik Hida mësohet se ka kërkuar drejtësi për vrasjen e nipit të tij. Viktima e sotme i shpëtoi një tjetër atentati pak kohë më parë, teksa persona ende të paidentifikuar i shpërthyen makinën në tritol.
Gazetari Artan Hoxha shprehet se tritoli iu vu si shenjë paralajëmrimi, në mënyrë që Hida të largohej nga Shqipëria, por ky i fundit nuk e bëri këtë gjë. Hoxha thekson se gjatë bisedave që ka pasur me 35-vjeçarin, i riu që mbeti i vdekur pas plumbave të kallshnikovit besonte tek drejtësia e këtij shteti, që mesa duket e zhgënjeu.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Vlorë- Tensione ka pasur ditën e sotme në Radhimë pasi janë prishur disa ndërtesa nga IKMT-ja. Banorët janë përplasur sërish me policinë dhe zyrtarët e IKMT-së ...
LUSHNJE– Është gjetur një automjet i djegur në qytetin e Lushnjes në lagjen “Sarave” në autostradë. Automjeti dyshohet se është përdorur nga dy autorët që...
Lushnje- Për vrasjen e Besmir Hidës në Lushnjë, mëngjesin e sotëm, gazetari Artan Hoxha ka treguar se është e njëjta dorë dhe e njëjta skenë krimi që sipas tij ...
LUSHNJE– Kanë dalë pamjet nga vendi i ngjarjes ku u vra me plumba kallashnikovi tregtari Besnik Hida. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Dosja.al,...
TIRANË– Një burrë që sajoi një kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama në ...
Fushë- Krujë/ Dhuna në burgje vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha në Shqipëri për të gjithë ata që vuajnë dënimin në këto institucione.Një denoncim ng...
Tiranë- Ditën e sotme mbyllen transmetimet analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës. Kështu ka vendosur në mbledhjen e një dite më parë AMA, ku theksohet se janë sht...
VLORË– IKMT-ja ka nisur sërish aksionin në Radhimë për të prishur objektet që një ditë më parë u lanë pa shembur pas përplasjeve që patën me pronarët. Sot ...
Shqipëri- Oficerë të Krimeve të Rënda mbërrijnë në rrugën e Arbërit për të kryer kqyrjet për llogari të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Do...