Aktualitet

Në kërkim për vjedhje në Itali, ndalohet me qëllim ekstradimi 34-vjeçari nga Rrësheni

1 Tetor 2019, 09:05 Nga DOSJA
Në kërkim për vjedhje në Itali, ndalohet me qëllim

SHKODËR- Ndalohet nga Policia në Muriqan, Shkodër një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.

Sipas njoftimit të policisë, u ndalua me qëllim ekstradimi shtetasi me iniciale G. N. , 34 vjeç, banues në Rubik, Rrëshen.

Ky shtetas rezultonte person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata Bergamo/Itali, kishte lëshuar urdhër arresti datë 20.06.2019. për veprën penale “Vjedhje”.

Njoftimi i policisë:

Muriqan/ Shkodër

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi

Nga shërbimet e P.K.K  Muriqan në bashkëpunim me D. V. P. Shkodër  dhe Interpol Tirana u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar G. N. , 34 vjeç, banues në Rubik , Rrëshen.

Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve  në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë konstatuar se shtetasi G.N, rezultonte  person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali,  pasi Gjykata Bergamo/Itali, kishte lëshuar urdhër arresti datë 20.06.2019. për veprën penale “Vjedhje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndalohet me qellim ekstradimi 34 vjecari shkoder ndalohet me qellim ekstradimi 34 vjecari shkoder

Sondazh

Poll