Aktualitet

Atentati në Shijak/ Dalin pamjet, makinat e bëra ‘shoshë’ nga breshëria e plumbave (VD)

1 Tetor 2019, 09:19 Nga DOSJA
Atentati në Shijak/ Dalin pamjet, makinat e bëra

Shijak-Mbrëmjen e 29 shtatorit u terrorizua qyteti i Shijakut, pasi pati breshëri plumbash ndaj një makine ku ndodhshin dy persona.

Sipas policisë breshëri plumbash pati ndaj makinës në ecje, e cila drejtohej nga 30-vjeçari me iniciale F. K, ku në të ishte pasagjere shtetasja Xh. K., 30 vjeçe. Për këtë ngjarje u shpall në kërkim 27-vjeçari e iniciale I.B. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Dosja.al ka siguruar pamje nga makinat, të cilat u prekën nga breshëria e plumbave. Siç shihet në pamjet e mëposhtme makinat janë bërë shoshë nga plumbat. Jo vetëm makina ngjyrë blu, e cila ishte shënjestër e atentatit, por nga plumbat janë prekur edhe dy automjete të tjera.

Vrimat e lëna nga plumbat duken qartë në automjetet e mëposhtme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet të shtëna me armë në shijak terrorizohet shijaku të shtëna me armë në shijak terrorizohet shijaku

Sondazh

Poll