Aktualitet

“Do t’u q* ro** ”, inspektori i IKMT-të në Radhimë shan qytetarët, sherr me biznesmenët: O plehrë, ke që në kohën

1 Tetor 2019, 08:46 Nga DOSJA
“Do t’u q* ro** ”, inspektori i IKMT-të në

Vlorë- Tensione ka pasur ditën e sotme në Radhimë pasi janë prishur disa ndërtesa nga IKMT-ja. Banorët janë përplasur sërish me policinë dhe zyrtarët e IKMT-së pasi kundërshtojnë shembjet. Në vendngjarje ishin edhe punonjës të FNSH-së, të cilët kanë ndërhyrë në momentet e përplasjeve.

Një sherr i madh ndodhi mes inspektorit Fatmir Meta dhe qytetarëve ku ky i fundit, nuk është përmbajtur dhe ka sharë ata. Banorët janë revoltuar shumë.

Debati: 

Qytetari 1-Do t’u q* ro** ore, ikni që këtu. Po ikni ore. O plehra, çfarë ju duket vetja juve ore. Mos bëni sikur do jeni 100 vite në pushtet. Çfarë bëni kështu o qen, po fërkoni barkun. O ro*q** juve.

Qytetari 2: Ke që në kohën e Saliut ti ore, zhduku që këtej. 

Inspektori Fatmir Meta: Do ju q* robt. 

Qytetari 2: Robt ku ti kesh ti ore. Zhdukuni këtej o plehra, ti ke marrë lekë deri dje, qytetari vërsulet ta godasë. I paguafshi në fëmijët tuaj, barbonat e tyre. S’na keni lënë gjë pa bërë. Mos na shiko me inat se jemi në të drejtën tonë. 

Një ditë më parë, inspektorët dhe forcat e policisë u përplasën me pronarët e objekteve që nuk i lejuan t’i prishnin ndërtesat. Pati përplasje fizike, të shara dhe ulërima. Pronarët e objekteve si fillim kërkuan që të shihnin projektin që është ndërtuar për rehabilitimin e projektit dhe më pas u shprehën se nuk mund të ketë shembje selektive.

Ata ankohen se IKMT-ja nuk i shemb të gjitha banesat që janë pa leje, por disa të tjera i ka lënë të punojnë. Nga ana tjetër vetë institucioni është shprehur se do të shembet çdo objekt që është pa leje ndërtimi apo dokumentacion të rregullt.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ikm nis aksionin në radhimë shembja e objekteve ne radhime ikm nis aksionin në radhimë shembja e objekteve ne radhime

Sondazh

Poll